Home Aktuale Vulinit s’iu lejua hyrja në Kosovë

Vulinit s’iu lejua hyrja në Kosovë

128
0
SHARE

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës që të mos i lejohet hyrja në Kosovë Aleksandar Vulinit për të marrë pjesë në lutjen që do të mbahej në Gjakovë me rastin e të Premtes së Madhe.

Sipas reagimit të kësaj Zyre, ai kishte planifikuar të merrte pjesë në këtë rit bashkë me 120 serbë, siç i konsiderojnë ata, të zhvendosur nga Gjakova.

Mediat e citojnë ministrin pa portofol në Qeverinë teknike të Serbisë, se Serbia është kundër pakësimit të numrit të pjesëtarëve të EULEX-it e të KFOR-it në Kosovë.