Home Aktuale Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

174
0
SHARE

Ministrit serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, sot i është ndaluar vizita në Mitrovicë, ku kishte planifikuar të qëndronte edhe nesër e pasnesër.

Sipas kumtesës së Zyrës që udhëheq Vulin, në letrën që e ka nënshkruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, “është dhënë një arsyetim i pakuptimtë dhe i pa argumentuar” se nesër (më 23 shkurt) në Mitrovicën veriore mbahen zgjedhjet për kryetar të qytetit, prandaj Vulin nuk mund të shkojë në Mitrovicë, kurse për të hënën nuk ka asnjë shpjegim, transmeton Tanjug.

Sipas kësaj zyre, Vulin është dashur që të hënën në Mitrovicën e veriut të marrë pjesë në përurimin e qendrës sportive.

Kjo zyrë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të sigurojë lëvizej të lirë për zyrtarët serbë në Kosovë sa herë që ata të kenë nevojë.

LEAVE A REPLY