Home Aktuale Vulin nesër për vizitë në Kosovë

Vulin nesër për vizitë në Kosovë

83
0
SHARE

Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, do të jetë për vizitë në fshatin Zoqishtë të Komunës së Rahovecit.

Vulin, do të marrë pjesë në festën e Krishtlindjeve Ortodokse, për natën e Krishtlindjeve që do të mbahet nesër.

Këtë njoftim e ka dhënë Ministri për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jablanovic, i cili po ashtu do të marrë pjesë në këtë festë, transmeton KosovaPress.

Në njoftim thuhet se ministrat do të arrijnë në manastir në ora 16:00, ndërsa të dy zyrtarët të marrin pjesë në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në portin e manastirit të Zoqishtës.