Home Aktuale Vuçiq udhëton në Washington për çështjen e vëllezërve Bytyqi

Vuçiq udhëton në Washington për çështjen e vëllezërve Bytyqi

145
0
SHARE

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, do të udhëtojë në shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Një intervistë për Radio Beogradin, Vukçeviq tha se rasti “Bytyqi” është hetuar në vazhdimësi dhe se që nga fillimi i hetimeve është përfshirë edhe FBI-ja.

“Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të udhëtojë në shtator në SHBA ku do të takojë Joe Biden, dhe një ndër temat kryesore në diskutim do të jetë edhe vrasja e vëllezërve Bytyqi”, tha Vukçeviq, transmeton lajmi.net

Më 9 korrik të vitit 2015 u bënë 15 vite nga vrasja e tre vëllezërve shqiptarë Mehmet, 21 vjeç, Agron, 23 vjeç dhe Ylli Bytyqi, 25 vjeç. Ata u vranë nga Ministria e Brendshme serbe.

Ende pas kaq shumë vitesh, ky rast mbetet i pandëshkuar nga drejtësia serbe.