Home Aktuale Vuçiq porosit shqiptarët e Luginës: Serbinë nuk duhet ta duani, por duhet...

Vuçiq porosit shqiptarët e Luginës: Serbinë nuk duhet ta duani, por duhet ta rrespektoni!

147
0
SHARE

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberit se kur nxënësit shqiptar si nxënësit tjerë të kenë tekstet shkollore në gjuhën shqipe, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë:

“Plotësisht keni të drejtë dhe probleme të tilla ka pasë edhe më herë. Ka probleme me tekstet shkollore edhe në gjuhën kroate dhe bullgare dhe ne do të bëjmë gjithçka që nga 1 shtatori të përmirësojmë këtë. Shteti obligimet e saj ndaj qytetarëve të saj do ti përmbsh, por edhe ju dhe qytetarët tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medveghë të përmbushni obligimet e juaja ndaj shtetit dhe të fillojnë të paguajnë rrymën me rregull, pasi Serbia ka të drejtë të paguaj atë që i takom” ka thënë Vuçiq.

“Kërko nga votuesit që ti pranojnë nga shteti tekstet në gjuhën shqipe, ne do ti sigurojmë ato, me nuk e bëjmë këtë për shkak të Europës po për arsye se ne rrespektojmë të gjithë qytetarët tanë” ka thënë Vuçiq duke shtuar

“Nuk duhet ta duani Serbinë, por ku lutem ta rrespektoni atë dhe të filloni ti përmbushni obligimet ndaj saj”.

LEAVE A REPLY