Home Aktuale Vucic: Berlini kurrë s’ka kushtëzuar Serbinë me Kosovën

Vucic: Berlini kurrë s’ka kushtëzuar Serbinë me Kosovën

115
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira edhe me Rusinë e edhe me bashkimin Evropian.

Siç raporton e përditshmja serbe, ‘Veçernje Novosti’, ai ka folur edhe për bisedimet me BE –në për anëtarësimin e Serbisë në Union.

Lidhur me informatat se Berlin do t’i kërkojë Serbisë të mos e pengojë praninë e Kosovës në Kombet e Bashkuara në mënyrë që të fillojnë bisedimet rreth kapitujve për anëtarësim në BE, kryeministri serb ka thënë se “në Serbi ka gjithmonë shumë spekulime “.

“Berlin këtë kurrë s’e ka kërkuar. Besoj në fjalët e Angela Merkelit dhe jam i sigurt se Serbia do të hapë kapitujt 32 e 35 sivjet. “