Home LAJME Vritet një shqiptar në Shkup

Vritet një shqiptar në Shkup

684
0
SHARE

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Alija Avdoviq”, ndërsa organet hetuese kanë informuar se viktima është Ibrahim Ismaili, banor i lagjes së Hasanbegut.

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta, në lagjen Çento të Shkupit është vrarë një person. Vrasja ka ndodhur në rrugën “Alija Avdoviq”, ndërsa organet hetuese kanë informuar se viktima është Ibrahim Ismaili, banor i lagjes së Hasanbegut.

Sipas informatave jo zyrtare, në rrugën ‘Alija Avdoviq’ ka ndodhur një gjuajtje me armë automatike, ku dy persona kanë gjuajtur në drejtim të veturës Mercedes të të vdekurit. Nga organet policore kanë bërë të ditur se janë duke punuar në drjetim të ndriçimit të plotë të rastit.

LEAVE A REPLY