Home Aktuale Vraniqi: Pushteti ka inskenuar aksident për të parandaluar ardhjen e protestuesve

Vraniqi: Pushteti ka inskenuar aksident për të parandaluar ardhjen e protestuesve

30
0
SHARE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran, për ta parandaluar ardhjen e 50 autobusëve me qytetarë në protestë.

“Për ta parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran. Nga ai drejtim janë duke ardhur diku 50 autobusë me qytetarë. Rruga është që gjysmë ore e bllokuar. Të gjithë që kanë mundësi le të gjejnë rrugë alternative, nga Arllati-Shtime-Prishtinë apo rrugë të tjera”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.