Home Aktuale Vohet njëzëri propozimi për hapjen e grupeve të reja në...

Vohet njëzëri propozimi për hapjen e grupeve të reja në gjuhën shqipe në çerdhen e qytetit “Gëzimi ynë” në Bujanoc

126
0
SHARE

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal është votuar njëzëri propozimi për hapjen e grupeve të reja në gjuhën shqipe në çerdhen e qytetit “Gëzimi ynë” në qytetin e Bujanocit.

Ky është postimi origjinal i tij:

Ka qene kerkese e kahmotshme e prinderve te femijeve dhe keshilltareve qe te hapen edhe grupe te tjera edukative ne gjuhen shqipe ne Entin Parashkollor “Gezimi yne” dhe sot kjo po realizohet, fale angazhimit tone maksimal per kete ceshtje dhe perkrahjes se gjithe keshilltareve te Kuvendit Komunal, qe sot njezeri votuan per propozim vendimin tone qe te hapen grupet e reja ne gjuhen shqipe.

Te nderuar qytetare,

Sot ne seancen e VII te Kuvendit Komunal u votua njezeri propozim vendimi per hapjen e grupeve te reja ne gjuhen shqipe ne Entin Parashkollor “Gezimi yne” ne Bujanoc. Ndersa per zbatimin e ketij vendimi Kuvendi Komunal ka formuar Komision, detyra e te cilit eshte percellja e implementimit te ketij vendimi dhe raportimi i Kuvendit Komunal per kete ceshtje.
Andaj ju prind me femije te vegjel tani e tutje do te keni mundesi qe t’i regjistroni femijet tuaj ne çerdhen “Gezimi yne” ne Bujanoc neper paralele te ndara sipas moshes dhe me edukatore shqiptare.