Home Aktuale VMRO-DPMNE atakon kreun e BFI-së

VMRO-DPMNE atakon kreun e BFI-së

62
0
SHARE

VMRO-DPMNE ka akuzuar kreun e Bashkësisë fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi për deklaratën  etij se maqedonasit mysliman janë shpikje satanike e aktiviteteve të VMRO-DPMNE-së.

Sipas kësaj partie, Rexhepi me këtë deklaratë “drejtpërdrejt ka prekur ndenjat dhe të drejtën e identitetit personal të maqedonasve me përkatësi fetare islame, me ç’rast përmend VMRO-DPMNE-në.

VMRO-DPMNE i bën thirrje reisit që të kërkojë ndjesë për deklaratën e tij dhe të tregojë se ai është prijës fetar i të gjithë myslimanëve në Maqedoni, pa varësisht përkatësinë e tyre gjuhësore apo etnike.

“Është e patolerueshme dhe skajshmërisht e papërgjegjshme që prijësi i BFI-së në Maqedoni, reisi Sulejman Rexhepi të jep deklarata të pabazuara dhe të bën thirrje për urrjetje fetare dhe nacionale. Kjo nuk i ngjan asnjë besimtari, e më së paku reisit. deklarata e tij është shembull sesi nuk duhet të veprohet në një shoqëri në të cilën traditat, vlerat dhe veçuritë kulturore janë pasuri”, shkruan në reagimin e VMRO-DPMNE-së.