Home SPORT Vllaznia dhe Partizani ndahen në paqe

Vllaznia dhe Partizani ndahen në paqe

103
0
SHARE

Nuk ka fitues në “Loro Borici”, Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në kryendeshjen e javës së 20 të Kategorisë Superiore. Per te nenvizuar rendesine e sfides mjafton te shohësh stadiumin e Shkodrës të mbushbur si rralleherë ne kete sezon zhgënjyes ku kuqeblutë rrezikojne renien nga kategoria. Sfida nisi shumë e luftuar, dhe ajo çka binte në sy në minutat e para ishte loja e ashpër e të dyja skuadrave. Megjithatë pavarsisht se Vllaznia kishte më shumë nevojë për pikë, ishte Partizani ai që kishte një marsh më shumë në këtë sfidë. Në minutën 36 Migen Memelli provoi nga distanca por goditja e tij preku vetëm rrjetën e jashtme. Në të 39 të kuqtë patën një tjetër mundësi të mirë me Besnik Krasniqin por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Dominimi I Partizanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Disa sekonda nga starti I këtij fraksioni ishte sërish Besnik Krasniqi ai që mund të shënonte, megjithatë nuk ndodhi kështu pasi tentativa e tij me kokë përfundoi disa centimetra jashtë kuadratit.

Në minutën e 63 ndeshja u ndërlikua për Partizanin, pasi Labinot Ibrahimi pas një faulli që shkaktoi ndaj Shtubinës mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë kryeqytetasit me 10 vetë. Megjithatë një karton I kuq ku që nuk e demoralizoi aspak Partizanin që edhe me 10 lojtarë vazhdoi dominimin e sfidës. Goli I shumëpritur për tifozët e demave të kuq erdhi në minutën e 70. Ishte fillimisht Memelli ai që kërkoi të shmangte gjithë mbrojtjen e Vllaznisë por nuk ja doli, megjithatë topi I larguar nga mbrojtësit shkodranë përfundoi në këmbët e Mentor Mazrekaj I cili me një goditje të bukur nga distanca kaloi Partizanin në avantazh. Gjithsesi në minutat më pas, Vllaznia që deri në këto moment nuk kishte bërë asgjë në këtë sfidë filloi të shikonte më shumë drejt portës së Partizanit. Nuk vonoi shumë dhe shkodranët barazuan rezultatin, pasi në të 78 Vukcevic goditi saktë brenda zone. Pas golit të barazimit ndeshja do të fliste vetëm për shkodranët. Në minutat e fundit ekipi I Agim Canaj pati disa raste të mira por nuk mundi të shënonte. Goditja e Dibrës në të 86 u prit në mënyrë të shkëlqyer nga portiere Alban Hoxha, ndërsa dy tentativat e Krajës në minutat shtesë ishin të pasakta. Më këtë barazim Vllaznia ngjitet në vendin e 8 të klasifikimit me pikë të barabarta me Bylisin, ndërsa Partizani ndan sëbashku me Laçin me nga 31 pikë.

 

LEAVE A REPLY