Home Aktuale Vllasi porosit Presidenten: Tërhiqu nga fjalimi në Kuvend, të mos bëhemi horë

Vllasi porosit Presidenten: Tërhiqu nga fjalimi në Kuvend, të mos bëhemi horë

77
0
SHARE

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur që më 17 dhjetor t’i drejtohet të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Kosovës përmes foltores së Kuvendit, ku do të mbajë fjalimin vjetor.

Por opozita kosovarë gjatë këtyre ditëve është shprehur e vendosur se nuk do ta lejojë Jahjagën që t’u drejtohet të zgjedhurve të popullit.

E, këtë çështje e shohim me skepticizëm analistët në vend.

Në një prononcim për ORAinfo, Azem Vllasi, njohës i çështjeve politike në vend, ka deklaruar se opozita po thotë haptas që Jahjagës të mos lejohet të mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Vllasit, presidentja e Kosovës duhet të reflektojë karshi këtyre deklaratave.

Vllasi propozoi që presidentja ta shtyjë fjalimin e saj, ose t’u drejtohet deputetëve dhe opinionit publik përmes një letre të hapur.

“Opozita publikisht është deklaruar se nuk do ta lejojë fjalimin vjetor të Presidentes para Kuvendit të Kosovës. Në këso situatash unë mendoj që presidentja do të ishte mirë të mos i adresohej Kuvendit”, ka thënë ai.

Vllasi shtoi se Jahjaga duhet ta ndjek shembullin liderëve më të mëdhenj botëror dhe t’i drejtohet popullit nëpërmjet një letre publike.

“Nuk është mirë që Jahjaga t’i drejtohet Kuvendit, ose ta lërë për ndonjë ditë tjetër ose t’i krijohen shanset që përmes një mesazhi nëpërmjet kanaleve televizive t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve. Më mirë do të ishte kështu sesa të bëhemi horë në Kuvend”, ka thënë ai./ORAinfo/