Home Aktuale Vllasi: Kuku për ne nëse pozita e opozita nuk marrim mësime nga...

Vllasi: Kuku për ne nëse pozita e opozita nuk marrim mësime nga vizita Kerryt

184
0
SHARE

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, në një prononcim është shprehur skeptik se pnartitë në pozitë dhe opozitë do t’i marrin parasysh këshillat e thëna një ditë me parë në Prishtinë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sipas tij, mesazhet e përfaqësuesit amerikan do duhej të shërbenin në uljen e tensioneve dhe hapjen e mundësisë për tejkalimin e situatës.

“Qeveria dhe opozita duhet t’i zbusin qëndrimet e tyre, të japin variante për tejkalimin e situatës. Nëse palët nuk marrin mësime nga kjo vizitë e Cerryt, atëherë po frikësohem që kosovarët për tri ditë do ta harrojnë vizitën, porositë e tij, dhe atëherë kuku për ne”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.

Sipas tij, nga kjo situatë politike në vend, pasojat me së shumit po i përjeton populli i Kosovës.