Home Aktuale Vjen GOLI i Shqipërisë, Sadiku në histori (Video)

Vjen GOLI i Shqipërisë, Sadiku në histori (Video)

237
0
SHARE

Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Pas një dominimi të Kuqezinjve dhe rasteve të njëpasnjëshme për të shënuar, më në fund erdhi goli i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

sad1

Ledian Memushaj tregoi teknikë të mrekullueshme dhe dërgoi një harkim të bukur në zonë, ku e priti Armando Sadiku dhe realizoi me kokë (43’).

Ky është goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe në këtë mënyrë emri i sulmuesit shqiptar ka hyrë në analet e historisë.

sad2

Goli erdhi në momentin më të mirë, pasi menjëherë pas skuadrat shkuan në pushim dhe Gianni De Biasi do të ketë kohë që të japë instruksione për vazhdimin e ndeshjes.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4NjqQPI7MxU” width=”560″ height=”315″]