Home Aktuale Vjedhje nëpër xhami

Vjedhje nëpër xhami

150
0
SHARE

Persona të dyshimtë kanë thyer dyer nëpër xhamitë e Gjilanit dhe prej aty kanë nxjerrë të holla, të cilat besimtarët myslimanë i kishin dhuruar për qëllime humanitare.

Siç ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, që nga muaji janar i këtij viti, në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda në objektet fetare (xhami), ku në të tria këto raste të dyshuarit fillimisht kanë hapur me forcë dyert e xhamive dhe pastaj nga hapësirat e brendshme kanë vjedhur kutitë, në të cilat besimtarët mysliman hedhin para si ndihmë për personat në nevojë. Ai tha se nga momenti kur është paraqitur rasti i parë, njësitet e hetimeve nga stacioni policor kanë punuar intezivisht për zbardhjen e këtyre rasteve. Përmes rrugëve operative kanë pranuar disa informata mbi identitetin e kryesve të mundshëm dhe përfundimisht arritur t’a arrestojnë të dyshuarin F. K. nga fshati Bresalc, komuna e Gjilanit.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe janë gjetur fakte të qëndrueshme se ai së bashku me të dyshuarin L. M., po nga fshati Bresalc, kishin kryer të tria rastet e vjedhjeve në objektet fetare.

I dyshuari L. M., gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë, ndërsa i dyshuari F. K., me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj të njëjtit është ushtruar kallëzimi penal për tri rastet ,,Vjedhje e Rëndë’’.

LEAVE A REPLY