Home Aktuale Vjedhja e votave më 16 mars është një tragjedi e kohës

Vjedhja e votave më 16 mars është një tragjedi e kohës

231
0
SHARE

Përfaqësuesit politk e institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare serbe kanë qëndrur  në emsionin “Target” në RTK. Në emsionin “Target” në RTK ata  kanë thënë se më 16 mars  në zgjedhjet parlamentare të Serbisë është keqpërdorur vota e qytetarit shiptar  nga militantët  e PVD-së   të cilët me vjedhjet e votave,  kanë mbushur kutitë e votimit.

  Vota e shqiptarëve të Luginës  së Preshevës është keqpërdorur nga militantët e PVD-së  më 16 mars në zgjedhjet parlamentare serbe  duke vjedhur votët e qytetarëve me qëllim të mbushjes së kutive të votimit, kjo është një tragjedi ngase ata me vjedhjet e tyre ia mundësuan që edhe subjektet serbe të marrin vota nëpër vendbanime etnike shqiptare.

ae

   Kryetari i PD-së  Nagip Arifi njëherit dhe kryetar i komunës së Bujanocit  ka thënë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ka patur zgjedhje parlametare ato u bojkotuan nga shqiptarët. Ndërkohë  që më 16 mars  në ditën e zgjedhjeve parlamentare serbe janë keqpërdorur votat e shqiptarëve të Luginës. PVD ka mbushur kutitë duke vjedhur votën e shqiptarëve. Ne edhe para dy  viteve kemi  patur zgjedhje parlamentare edhe lokale dhe ateher në Bujanoc për zgjedhje parlamentare kanë qenë 3000 vota në komunën e Bujanocit,  ndërkaq më 16 mars të ktij viti PVD me vjedhjet e tyre ka arritur 11000 vota vetëm në Bujanoc.

Untitled

Jonuz Musliu  kryetar i LPD-së  tha se Riza Halimi është dashur të mbushet mend gjatë tre mandateve  e kaluara çfar i sjolli shqiptarëve të luginës gjatë asaj kohe asgjë,  këtë edhe vet Halimi e pranoi.

o

  Ragmi Mustafa Kryetar  i PDSH-së njëherit dhe Kryetar i Komunës së Preshevës tha se   më 16 mars ështe bërë vjedhje  industriale  e votave këtë e shohim edhe nga kamerët të instaulara  për sigurinë e nxënësve të cilët funskionojnë gjatë 24 orëve, ato kamera kanë qenë në veprim edhe ditën e zgjedhjeve ku nga to shihet se gjatë tërë ditës kanë dalur për të votuar nga 25 deri në 75 votues  ndërkaq  po nga ato vendvotime  janë marrë  750 vota.

l

Po ashtu edhe Skender Destani në emsion ka thënë se më 16 mars është bërë vjedhja e votës së qytetarit.Destani ka thënë se PVD tërë këtë e ka bërë vetëm për interesin e dy personave.

Në emsion po ashtu është cekur se PVD në zgjedhjet parlamentare serbe ka patur vëzhguesit e saj si kordinator të Partisë Ruse dhe  ate Malazeze të cilët kanë caktuar komisioner nëpër vendvotime gjë që u ka mundësuar edhe më leht vjedhjen e votës së qytetarit shqiptarë./Lugina Press/