Home Aktuale “Viza e përkohshme” që Gjermania ua jep azilkërkuesve nga Kosova: Çfarë është...

“Viza e përkohshme” që Gjermania ua jep azilkërkuesve nga Kosova: Çfarë është kjo?

6
0
SHARE
 Disa azilkërkues kosovarë i janë gëzuar faktit që autoritetet gjermane u kanë dhënë atyre një “vizë të përkohshme”, për të qëndruar në këtë shtet. Por, kjo “vizë e përkohshme” nuk ka të bëjë aspak me atë që e mendojnë ata.

Ambasada gjermane në Kosovë ka bërë të ditur për zëri.info se pse ata pajisen me një dokument të tillë dhe se çfarë domethënie ka ajo.

“Ky është një titull i veçantë qëndrimi në bazë të nenit 55 të ligjit për procedurën për dhënien e azilit që çdo azilkërkues e merr automatikisht në kohën kur aplikon për azil në Gjermani. Ky dokument është i vlefshëm vetëm për periudhën e përpunimit të kërkesës për azil. Nëpërmjet tij i lejohet azilkërkuesit që të qëndrojë në një zonë të caktuar të kufizuar në Gjermani, në kushte të veçanta. Zakonisht kjo vlen për jo më shumë se tre muaj”, bën të ditur Milena Tutsch, sekretare e parë e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Ajo sqaron se nëse procedura për azil përfundon me herët me refuzim, automatikisht humb vlefshmëria e titullit të veçantë.

“Procedura e verifikimit të kërkesës për azil mund të përfundojë shumë më shpjet se tre muaj, madje për disa javë”, shton ajo. /Zëri/