Home Aktuale Viti i humanistit dhe veprimtarit doktor Ilaz Selimi

Viti i humanistit dhe veprimtarit doktor Ilaz Selimi

126
0
SHARE

Do të duhej që ky vit 2018 të jetë dhe të shpallet viti kushtuar për humanistin e veprimtarin doktor Ilaz Selimi.
Më datën 21 janar 1928, lindi në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit, Ilaz Selimi.Sivjet në këtë datë mbushen 90 vjetë nga lindja e këtij humanisti,veprimtari të Malësisë së Bujanocit e më gjërë.
Ky viti, do të duhej të shpallet ditët e pishtari të arsimit, humanistit e veprimtarin Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit. Lavdi e përjetshme punës dhe veprës së të rënëve të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit.

Shkruan: Refik HASANI
Pishtari i arsimit, i burgosuri politik,veprimtari dhe i njohur si Doktori Ilaz Selimi, lindi më 21 Janar 1928, në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit, vdiq më datën 05 prill 1998, u varros në vendlindje.
Njeriu që kontriboi, në pajtim të gjegjeve, shërim të banorëve dhe luftoi sëmundjet e kohës turbekulozin dhe malarien, bëri ëndrrën e Malësisë realitet në hapjen e rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë, bëri shumë dhe tërë jetën me përkushtimin më të madh është angazhuar për një jetë më të mirë të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Komunës së Bujanocit e më gjerë.
Ne, që e kemi e njohur për së afërmi e ndiejmë obligim moral, njerëzor e intelektual që të mundohemi të organizojmë ndonjë akademi përkujtimore në vitin 2018 me rastin e 90 vjetorit të lindjes pikërisht më datën 21 janar 2018 dhe 20 vjetorit të vdekjes.
Po ashtu në shënim e respekt të përjetshme të kontributit do të duhej të ngritët ndonjë pllakë përkujtimore në vendlindje, renovimin e shtëpisë së tij ku ka lindë Doktor Ilaz SELIMI, grumbullimin e të dhënave për botimin e ndonjë monografie, emërtimin e ndonjë rruge e sheshi.
Do të ishte propozimi edhe emërtimi i ndonjë institucioni me emrin e tij në Gjilan, Kamenicë, Bujanoc e gjetiu e që këto Kuvende Komunale të shpallin qytetar nderi dhe duke e shpërblyer me mirënjohjen më të të lartë që ndan niveli komunal.
Autori ka shkruar, e ka ngritur e parashtruar nëpër tubime e duke ripërsëritur me dhjetëra herë dhe ka bërë disa propozime e iniciativa për Ilaz SELIMIN nga Malësia e Bujanocit.