Home Aktuale Viola Rrustemi fituese e edicionit të nëntë të testivalit “Gëzimi Ynë” në...

Viola Rrustemi fituese e edicionit të nëntë të testivalit “Gëzimi Ynë” në Preshevë

854
0
SHARE

Në mesin e dymbëdhjetë konkurrentëve në natën finale të festivalit Gëzimi Ynë 2015 në Presehvë, Viola Rrustemi me këngën “Pëllumbat fluturojnë” është shpallur fituese e edicionit të nëntë të Festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë 2015. Në vednin e dytë është radhitur Rita Sahiti ndërsa vendi i tretë i ka takuar dy konkurrenteve Alma Rahimi dhe Vjollca Osmani.

Pëllumbat fluturojnë nga Viloa Rrustemi është kënga fituese e edicionit të nëntë të festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë. Ndër 12 konkurrentë Viola Rrustemi nga klasa e pestë në Shkollën fillore prof Ibrahim Kelmendi arriti të fitojë çmimin e parë për këtë edicion. Ndërsa në vendin e dytë u radhit Rita Sahiti me këngën Skenat i pushtoj, vendi i tretë u takoi dy konkurrenteve Alma Rahimi dhe Vjollca Osmani. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë Naser Nuredini u nda i kënaqur me rrjedhën e festivalit i cili po ashtu uron gjithë fëmijët për performancat e tyre të shkëlqyera.
Ndërsa për orkesturesin e pothuajse të gjitha këngëve të këtij festivali Vlorian Hasani edicioni i 9 nëntë ka sjellë mjaft zëra të mirë.
Ky festival radhitet ndër evenimentet më të rëndësishme kulturore,pas festivalit të komedisë që organizon Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë./Lugina Press/