Home Aktuale (VIDEO) TV SHENJA PRET NËNKAMPIONIN FAIK VESELI NË AEROPORT

(VIDEO) TV SHENJA PRET NËNKAMPIONIN FAIK VESELI NË AEROPORT

309
0
SHARE

Faik Veseli është pritur si kampion në Shkup, pas suksesit të madh në Kampionatin Europian të karatesë për juniorë, ku fitoi medalje të argjendtë. Sot në orët e mëngjesit janë kthyer në vend nënkampioni i europës për juniorë Faik Veseli dhe karateistet tjerë që ishin pjesë e ekspeditës së Maqedonisë në Europianin e karatesë që u zhvillua në Soçi të Rusisë. Duke respektuar suksesin e arritur në aeroportin e Shkupit, bashkë me familjarët kishin dalur edhe shokë dhe dashamirë të këtij sporti, për të pritur djaloshin që bëri krenar të gjithë me paraqitjen në Rusi.

FAIK VESELI, KARATEIST

“Kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet lehtë. Nuk e di, ishte gëzimi më i madh që e kam përjetuar deri tani. Nuk di si t’i përshkruaj këto ndjenja. Janë tepër të mëdha. Dua të them që nuk do mbetem këtu, do të vazhdoj me sukseset dhe do të japë maksimumin dhe të kthehem edhe me medalje të Olimpiadës”.

ARLIND HUSEINI, SELEKSIONUES I U21

 “Ne çdo vit kemi medalje, por kjo medalje na gëzoi së tepërmi, për shkak se konkurrenca niveli i garuesve të kundërshtarëve ishte mjaft serioze. Rezultati i Faikut në gëzoi shumë, Faiku atraktiv i them unë, për shkak se Faik Veseli don karatenë, don rezultatin, në kategorinë e tij -61 kg me të vërtetë ka garues me shumë kualitet, por ai e tregoi që ka punuar me klubin e tij Olimik Sportin dhe ja ku rezultoi me sukses jashtëzakonisht të madh”.

Atmosferën e bukur të krijuar në aeroport nuk e prishi as mungesa e përfaqësuesve të institucioneve në vend, pasi ky sukses duhej të kishte provokuar krenari as për përfaqësues të Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Agjencisë për Rini dhe Sport apo të ndonjë institucion tjetër. Kujtojmë se Faik Veseli u shpall nënkampion i Europës për të rinjë në kategorinë – 61 kg, kur pas ecurisë së shkëlqyeshme drejt finales, në duelin për medaljen e artë u mund nga karateisti prej Azerbejxhani, Humat Bashaliev. Gjithsesi edhe medalja e argjendtë për Veselin dhe Maqedoninë paraqet sukses të madh, pasi paraqitja e tij dinjitoze në Soçi të Rusisë paralajmëron të ardhme premtuese në synimin drejt sukseseve edhe më të mëdha në Kampionatet Europiane, Botëore si dhe synimit kryesor Lojërat Olimpike.

Samir Sinani /SHENJA/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Eys-WkMy1zc ” width=”560″ height=”315″]