Home SPORT Victor Valdes joshet nga Premier League

Victor Valdes joshet nga Premier League

947
0
SHARE

Kur mendohej se gjithçka ishte formalizuar për transferimin e Victor Valdes në Ligue 1 te Monaco, gjithçka ndryshon drejtim. Manjati rus i kishte ofruar portierit katalanas një kontratë faraonike me 10 mln Euro në sezon, madje gardiani katalanas nënshkroi edhe një parakontratë por tashmë ai duket se ka ndryshuar mendim duke parë interesin e ulët që ka në botë ndaj kampionatit francez. Gjithsesi, sipas mediave spanjolle, në parakontratën e nënshkruar nga Valdes ka një klauzolë që e lejon atë të ndryshojë mendim për të firmosur me një klub tjetër dhe këtë vendim duhet ta komunikojë disa muaj përpara në mënyrë që Monaco të vihet në lëvizje për të gjetur një portier tjetër.

Shkaku i vendimit për të ndryshuar destinacion mund të gjendet në Angli, sepse Premier League e josh shumë portierin e dytë të kombëtares spanjolle dhe me hyrjen në lojë të Liverpool e Manchester City, Valdes bëri një hap pas. Menaxheri i “Citizens”, Txiki Begiristain e njeh mirë portierin katalanas dhe kërkon të përfitojë nga njohja personale që ka me të për ta transferuar në “Etihad Stadium”. Shkak për lëvizjet e Manchester City në merkato është bërë portieri Joe Hart që nuk konsiderohet më si titullar nga trajneri Manuel Pellegrini. Nga ana tjetër qëndron Liverpool, por mundësitë e “The Reds” në këtë garë janë më të vogla dhe bisedimet mund të nisin vetëm nëse ekipi i “Anfield Road” kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY