Home Aktuale Vërshohet Malisheva, Pograxha e Uglari

Vërshohet Malisheva, Pograxha e Uglari

97
0
SHARE
Reshjet e fundit kanë vërshuar edhe fshatrat Malishevë, Uglar e Pograxhë. Riad Rashiti këshilltar komunal thotë se është për çdo kritikë pasiviteti dhe mos interesimi i organeve komunale.Fshatrat nën ujë kurse Luta po merret me politikat e tij mbi Kosovën.
Reshjet e fundit pothuajse kanë goditur shumë fshatra të Gjilanit. Së fundit janë vërshuar Malisheva, Pograxha e Uglari. Mos interesimi i organeve komunale ka ndikuar që të reagojë ashpër Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja, raporton rajonipress.

Rashiti tha se askush nga qeverisja komunale nuk po merret me vërshimet edhe pse ka rrugë të pakalueshme si në Malishevë, Uglar e Pograxhë. “Fshatrat e Gjilanit nën ujë, e luta po merret me politikat e tij mbi Kosovën. Këto vërshime nuk po i bëjnë përshtypje qeverisjes së Lutës, sepse për këtë problem serioz ende nuk po ka tendera, sepse ndryshe do të kishte qenë sjellja e pushtetarëve komunal. Drejtorat e Lutës këto ditë janë nëpër aksione tjera, por jo për t`i dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet” tha Rashiti./rajonipress/