Home LAJME Verbiq: Tekstet shkollore në gjuhën shqipe do ti ndaj me 1.9

Verbiq: Tekstet shkollore në gjuhën shqipe do ti ndaj me 1.9

44
0
SHARE

Ministri i arsimit Srgjan verbiq ka paralajmëruar se me 1 shtator ai personalisht do ti ndaj tekstet shkollore në gjuhën shqipe nxënësve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka deklaruar sot se me 1 shtator në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ku mësohet në gjuhën shqipe nuk do të filloj viti i ri shkollor pasi nuk ka tekste në gjuhën shqipe, ndërsa nga ana tjetër, ministri i arsimit Srgjan Verbiq ka thënë se ai po këtë ditë do të ndaj tekste shkollore.

“Do të thoja se zotëri Arifi është informuar gabimisht, ndërsa tekstet shkollore në gjuhën shqipe nxënësve që kanë nevojë do ti ndaj në Bujanoc dhe Preshevë, në fillim të vitit të ri shkollor” ka thënë Verbiq. /presheva.com/luginapress