Home Aktuale Vazhdon shpërndarja e librave të dhuruara nga Shqipëria(video)

Vazhdon shpërndarja e librave të dhuruara nga Shqipëria(video)

155
0
SHARE

Ka vazhduar edhe sot e  mërkurë   shpërndarja e librave për nxënësit shqiptarë të dhuruara nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë ditës së  sotme librat janë shërndarë në komunën e Bujanocit.Në fokus të portalit Lugina Press ishte shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc.

Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa këtë akt e ka  vlerësuar historik duke pasur parasysh se për herë të parë nxënësit e Luginës së Preshevës janë në barazuar me nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për shkak të vështirësive financiare në të cilën po kalojn familjet shqiptare në Luginë.

Rastin në fjalë e ka vlerësuar edhe UD i drejtorit të shkollës”Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Nazer Zairi.

Kujtojm se Republika e Shqipërisë ka dërguar rreth 20 mijë libra për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Numri i përgjithshëm i nxënësve që do përfitojnë tekste falas është 4052, rreth 20mij libra, që do shpërndahen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar./Lugina Pres/