Home Aktuale Vazhdon apeli për ndërrim të fjalëkalimeve

Vazhdon apeli për ndërrim të fjalëkalimeve

193
0
SHARE

Derisa vëmendja e opinionit është përqendruar në anën serverike të defektit programor hartbleed (bug), instituti SANS ka përkujtuar botën se e brishtë është edhe ana e klientëve, rrjedhja e informative për shkak të bug-ut është shumë  më e frikshme se që mendohej, thonë ekpertët.

Në prezentimin që e bëri Jake Williams u tha se ‘Open SSL’ e klientëve mund të sulmohet nga serverët robotë dhe ti nxjerrë fjalëkalimet dhe celsat kriptografik.

Serverët mund të dërgojnë mesazhin në softueret jo vetëm të PC kompjuterëve por edhe te pajisjet si telefonat mobil, llaptopët, e paisjet tjera nga të cilat mund të nxjerren të dhënat personale që konsumatori nuk është i gatshëm ti bëj publike.

“Në disa mjedise do të jetë shumë vështirë që të identifikohen të metat që shkaktohen nga ky bug. Kompania Google poashtu ka reaguar ndaj hartbleed bug, rrjedhje kjo në ‘Open SSL’ që mundëson vjedhjen e shënimeve të cilat rëndomë janë të mbrojtura.

“Ne kemi ndërmarrë masa për tu mbrojtur në disa shërbime të Google-it si në kërkimin e Google-it, Gmail, Youtube” thonë përfaqësues të kompanisë Google, sipas të cilëve ndërmarrja e masave preventive është duke u zhvilluar edhe për shërbimet tjera të saj.

infoGLOBI ka raportuar dje për ftesat që ua kanë dërguar konsumatorëve kompanitë më preminete botërore të teknologjisë informative, të cilat kërkojnë ndërrimet e fjalëkalimeve.