Home LAJME Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, më 9 shkurt

Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, më 9 shkurt

163
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet më 9 shkurt në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Këtë ia kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të qeverisë serbe gazetës “Danas”. Gjithashtu në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe homologu serb, Ivica Daçiq, transmeton Telegrafi.

Takimin e ka planifikuar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri serb në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe praktikisht merr rol udhëheqës. Gjithashtu, për herë të parë në këtë proces përfshihet shefja e re e diplomacisë së BE-së si dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Serbia ka një plan të qartë për vazhdimin e dialogut, ndërsa çështja e parë në rendin e ditës do të jetë Asociacioni i komunave serbe.