Home Aktuale “Vatra” kërkon zyrë për Luginën e Preshevës edhe në Prishtinë

“Vatra” kërkon zyrë për Luginën e Preshevës edhe në Prishtinë

198
0
SHARE
Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Sejdulla Kadriu, ka deklaruar se pas hapjes së Zyrës për Luginën e Preshevës në Gjilan, është e domosdoshme që një zyrë e tillë të hapet edhe në Qeverinë e Kosovës, konkretisht në Prishtinë.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që sa më shpejtë të merret me këtë çështje.

“Lëvizja Qytetare “Vatra” do t’i bëjë presion kësaj qeverie që sa më shpejt ta hapë Zyrën për Kosovën Lindore në Prishtinë sepse hapja e një zyre të tillë është e domosdoshme. Kryeministri Mustafa duhet të bëjë gjithçka që sa më shpejt të merret me hapjen e kësaj zyre”, ka thënë Kadriu në “Epoka e re”.

Ai ka thënë se nëpërmjet kësaj zyre synojnë të bashkëpunojnë në aspektin kulturor dhe ekonomik me komunat e Luginës së Preshevës dhe me disa të Maqedonisë. Sipas Kadriut, zyra në Gjilan do të jetë një dritare sidomos për qytetarët e Luginës që jetojnë atje dhe në Kosovë.

“Kjo zyrë do të jetë një dritare ose një adresë për qytetarët që jetojnë këndej në Kosovë, njëkohësisht edhe ata që jetojnë në Kosovën Lindore. Zyra do të jetë një urë lidhëse e cila do ta lehtësojë jetën në këtë pjesë të Kosovës”, ka theksuar ai.