Home Aktuale Varroset mësuesi Hajrush Sadriu nga Tërnoci(video&foto)

Varroset mësuesi Hajrush Sadriu nga Tërnoci(video&foto)

27
0
SHARE

Në prani të familjarëve,ish nxënëve,  miqëve, kolegëve  e veteranëve arsimit dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur sot veterani i arsimit,  mësuesi Hajrush  Maliq Sadriu nga Tërnoci.

Mësuesi Hajrush Sadriu u lind  më 10 maj të vitit 1944 në Tërnoc të Bujanocit.

Mësuesi Hajrush me vite të tëra ka punuar si mësues i ciklit të ulët në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc i cili ka përcjellur gjenerata të shumta.

Mëuesi Hajrush ndërroi jetë sot më 1 tetor 2018.I ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Tërnoc.

Në varrimin e tij morrën pjesë, familjarë, ish nxënës të tij, miq,kolegë e veteranë të arsimit dhe qyetetarë të shumtë.

Pas ceremonisë fetare mbi varrin e tij në shenjë rrespekti u vënë kurora lulesh nga shkolla fillore”Muharrem Kadriu” ku dhe punonte.

Ndërkohë u lexua dhe një letër nga profesori i gjuhës shqipe kushtuar  veprës së të ndjerit, mësuesit Hajrush Sadriu.

Hajrush Sadriu nga viti  1963 ka filluar të punoj në  arsim, ndërkohë  nga  viti  1983 deri në vitin 1985 ka punuar si kryetar i komitetit , ndërkaq nga 1986 deri më 1989 si nënkryetar komune, ndërkaq nga viti 1990 sërisht është kthyer në arsim.  /Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=1KTa6G8B7wU&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]