Home Aktuale Valton Jakupi edhe pse i ri ishte pjesë e protestave të...

Valton Jakupi edhe pse i ri ishte pjesë e protestave të 1 tetorit 1997(video)

592
0
SHARE

    Regjisori Valton Jakupi  nga Tërnoci i Bujanocit  i cili jeton dhe vepron në Zvicër që nga fëmijëria   ishte i lidhur për  kombin dhe vendëlindjen e tij duke kontribuar  në sfera të ndryshme e sidomos ate  nga kulturës, artit e arsimit.

Në moshë  të re migroi në Zvicër,   ashtu siç veproi  dhe po veprojnë  numër i madh i të rinjëve të këtij vendi duke parë    atje  perpsektivën e tyre.

Por edhe pse jeton në migrim,  Valtoni asnjëher nuk u ndal se vepruari për vendin ku u lind dhe u rrit  por edhe për aty ku u shkollua.

Ka kohë që realizon projekte të ndryshme me qëllim të afësimit dhe bindjes së popullit shiptar të integrohen në instiutcionet Zvicriane,  gjithnjë duke mos harruar   kulturën e traditat shqitare e për të mos u asimiluar.

Ndërkohë Valtonin  jo vetëm tash por dhe qysh si i ri e mundonte për të qenë sa më  afër pupullit.

Në  vietet  e  nëntëdhjeta  kur studentët filluan të ngriteshin në këmbë  për të kërkuar të drejtat e tyre për të studiuar shqip ngase iu kishte marrë çdo gjë nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit, edhe pse në shkollë të mesme Valtoni  u pa në rresht me studentët.

Ndonëse ishte largë familjes sepse shkollimin e mesëm e kishte vazhduar në Prishtinë, atij nuk u mungonte guximi të jetë prezentë në çdo aksion.

Në protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kur studentët  ishin ngritur në këmbë për të drejtat e tyre,ai  ishte përkrah studnetëve dhe ate në rreshtët  e parëe, e  bile i kishte rënë në dorë policisë së asaj kohe të cilët nuk patën aspak mëshirë gjatë rrahjes që ia bënë.

Ndërkohë edhe pse kishte arritur të i ikë atyre për dy vite rradhazi ishte në kërkim nga rigjiimi i athershëm.

Si duket dashurinë e tij ndaj arsimit shqip ka ndikuar që ishte fëmijë i dy prindërve të shkolluar.

Valtoni edhe sot e kujton me nostalgji  atë kohë  në kërkim  të  drejtave të shqiptarëve dhe ndjehet krenarë që ishte pjesë e karvanit që vepronte për të drejtat kombëtare./LuginaPress/