Home Aktuale Valton Jakupi: Arti është pasuria më e madhe e regjisorit

Valton Jakupi: Arti është pasuria më e madhe e regjisorit

250
0
SHARE

 Rregjisori Valton Jakupi i dhënë shumë pas artit kinematografik sot flet për Lugina Press. Sukseset, trofetë çmimet e tij nuk kanë të ndalur, por edhe aktivitetin e madhë që ështe duke e dhënë për të zbuluar talent të rinjë në fushën e kinematografisë.

Lugina Press: Regjisor Valton, kohën e fundit keni marë disa çmime në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare,  a mund të na thuani diçka për këto trofe?

Valton Jakupi: Po në kohën e fundit nga disa vende Europiane dhe Shqiptare më kanë dekoruar dhe shpërblyer me disa trofe dhe çmime. Për ne Kineastet  çmimi është vetëm një përgjegjësi më e madhe që duhet ta keshë ndaj publikut dhe art- dashësve. Prandaj më kanë obliguar që të jap edhe më shumë sukese në fushën e Kinematografis. Pas shumë çmimeve në Europ, vlenë ta theksoj se çmimin më së shumti që e çmoj është Trofeu i çmimit Imazhi Shqiptar në Botë që mu nda në Akademin e Shkencave në Tiranë para disa jave.

Lugina Press:Kohën e fundit në shumë vende karahas emrave të regjisorve botërorë kemi parë edhe emrin tuaj që trajnoni aktorë të rinjë,çfarë mund të na thuani rreth kësaj?

Valton Jakupi: Po Asociacioni i Regjisorve Botëror dhe Europian ka marë një iniciativ që të zbulojm talent të rinjë të kinemtografis, dhe ti marim e ti trajnojm pastaj ti paraqesim në projekte filmike, ku edhe unë jamë në ketë komision. Dëshira ime e madhe është që të zbuloj talent të rinjë Shqiptar, njerz të kombit dhe të gjakut timë, dhe ti trajnojm e ti ngrisim nëpërmes projekteve filmike. Prandaj të gjithë talentët janë të mirseardhur tek ne , sepse nuk janë vetem, aty jamë unë.

Lugina Press:Keni qenë i ftuarë në Festivalin e Aktrimit Jehona Shqiptare përkrahur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë,  a mund të na  thuani  diçka për këtë?

 Valton Jakupi: Te jeshë Regjisor i një spektakli të madhë te Aktrimit në Tiranë- Shqipëri është me të vërtet një nderë i madhë për mua dhe për të gjithë Regjisorët. Isha Regjisor i Spektaklit dhe të gjithë organizatorët u ndanë të kënaqur ku pas festivalit festuam me dashuri të madhe.

Lugina Press: Në festivalin e Aktrimit në Shqipëri, para të gjithë spektatorëve organizatorët thanë se  regjisori Valton Jakupi  nuk është më i Luginës, por i gjithë Shqiptarisë, si e ndjeni vehten me këtë epitet?

 Valton Jakupi:Ështe nje ndjenje e vecant, por menjeher me shkon mendja tek vendi imë, se i kujt jamë unë. Për mua të gjithë Shqiptarët janë të njejtë, të gjithë janë vëllazërit dhe motrat e mia dhe për ta do të bëj gjithcka. Edhe pse punoj për të huajt dhe më teë huajt gjaku imë është Shqiptar dhe gjuha e nënës është gjuha Shqipe.

Lugina Press: Por  për projektet e International Film Europe në të ardhmen, mundesh të na zbulosh diçka?

 Valton Jakupi: Hahaha. Edhe pse nuk e kemi zakon të flasim pa qenë të pregaditur, por për Lugina Pres do ti zbuloj disa. Pos projektit që e kemi që ti zbulojm talentët e rinjë, i kemi në planë edhe disa projekte Filmike në gjuhën G jermane, Franceze dhe Angleze. Por asnjëher pa harruar projektet filmike në gjuhën Shqipe. Disa projekte që kemi perfunduar më herët janë në procesin e montimit dhe post-produksionit, kurse së shpejti do të fillojm edhe me projekte tjera filmike.

Lugina Press: Në shumë raste ju kemi ndëgjuar se keni thënë se nuk ndaheni kurr nga kineamtografia, çfarë  është kinematografia për ju?

 Valton Jakupi:Po shumë e vërtet është. Kinematografia është dashuria ime më e madhe. Dashuria më të madhe pas Zotit është Kineamtografia që nuk kisha mundur të jetoj pa të. Në kinematografi e ndjejë origjinalitetin e vehtes time, aty e ndjej qetësin dhe ushqimin shpirtëror.

Lugina Press: Ju keni shkruar dhe vazhdoni të shkruani shumë skenare te filmave, si arrini këto?

 Valton Jakupi: Të shkruash skenar të filmit është një ndjenj që nuk mundesh ta tregosh, por ta ndjesh. Duke shkruar skenaret e filmave lunderoj në një oqen të pafund me shumë ngaterresa dhe pengesa, takoj shume shume fytyra, karaktere dhe shumË surpriza, duke shkruar skenarin e filmit shpesh ndodhë se si jamë duke qarë tek ndonje rol filloj të qeshi, por prap bie në mallëngjim. Ështe ndjenje që ta shëon shpirtin dhe që të ushqen sikur të konsumosh shumë vitamina. Të shkruash skenar filmi do të thot të lundërosh pa pasur një cak për ndales.

 

Lugina Press: Keni ndonjë plan  për të rinjët e Luginës?

 Valton Jakupi: Unë kamë thën dhe prap them se të gjithë të rinjët por edhe të moshuarit që e kuptojnë pak që kanë talent në Kineamatografi, të më kërkojn dhe do ti trajnojm e do ti kyqim në projekte kinematografike, kjo vlenë edhe për të rinjët e Luginës dhe për të gjithë nacionalitet në Botë.

 Lugina Press:  Kur do të pushoni nga kinematografia, keni menduar ndonjëherë për këtë?

 Valton Jakupi: Nga Kineamtogria do të më ndaj vetëm vdekja, sepse pa kinematografi nuk mudem të jetoj aspak. Jeta ime është shkrimi i skenareve të filmave dhe realizimi i skenareve të filmit.

 Lugina Press:Regjisorët gjithherë qënderojnë  në zyrat e punimeve të filmit dhe mbrapa kamerave, si e ndjeni vehten që nuk jeni para kamerave?

  Valton Jakupi:  Mbrapa kamerave është kënaqësi më e madhe kushë e ka provu e dinë hahahahaha. Ne e kemi zgjedhë këtë profesion që nuk kemi dëshirë shuemë të ekspozohemi, por qëndrojm mbrapa kamerave, sepse puna më e madhe dhe pergjegjesia më e madhe është mbrapa kamerave. Ashtu e dëshirojm dhe e bëjmë.

 Lugina Press:Cila është porosia juaj për  rininë Shqiptare?

 Valton Jakupi: Ahh i kisha dy porosi. Mos të miren rinia me Politik sepse është shkatërrim i vehtes së tyre që do ta kuptojn më vonë, sepse politika e ndau vëllaun nga vëllau dhe djalin nga prindi. Të miren me Kulturë me Art, sepse vetm kështu e ndihmojm vehten dhe kombin tonë. Dhe porosia tjeter është se të gjithë që mendojn se kanë talent në Kinematografi, mos të hezitojn por të paraqiten ne zyret tona dhe do ti përkrahim deri në maksimum. Mos ti shikojnë vitet sepse talentët e artit nuk mplaken kurr sepse shpirtin e kanë të dlirë dhe të ri.