Home Aktuale Vahidin Iseni zyrtarisht drejtor i sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc

Vahidin Iseni zyrtarisht drejtor i sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc

1823
0
SHARE

  Profesori  i edukatës fizike Vahidin Iseni tashmë edhe zyrtarisht është emëruar drejtor i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Ministria e Arsimit e Republikës se Serbisë,  zyrtarisht  me anë të një vendimi ka vendosur Vahidin Isenin drejtor të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc,  në mandatin  katër  vjeçar.

Vahidin Iseni mbi tre dekada përvoj pune në këtë isnitucion arsimorë ka arritur që karrierën e tij të  e përmbyllë si drejtor shkolle.

Në  konkursin e fundit për drejtor të këtij institucioi arsimorë ishte i vetmi kandidat.

Fillimisht pas përfundimit të  konkursit në mbledhjen e cila u mbajt  për dhënien e mendimit, arriti të fitoj shumicën e votave të punëtorëve të shkollës. Në votim  kanë marrë   pjesë 68 punëtorë nga 76 sa ka kjo shkollë.  Ndërkaq nga 68 vota,   prej  tyre 64 ishin pro,  ndërsa 4 vota ishin të pa vlefshme.

E më pas mendimin pozitiv Iseni e morri edhe nga këshilli i shkollës dhe këshilli kombëtar shqiptar.

Ndërkaq si proces i i fundit dhe përfundimtar   Ministria e Arsimit  me vendim të saj  emëroi Vahidin Isenin  drejtor i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc , në mandatin 4 vjeçar.

Më këtë rast Iseni duke falënderuar të gjithë për  besimin e dhënë,  theksoi se do të veproj me përkushtim të i dal zot këtij posti sa prvililegj aq edhe përgjegjësi.

Ndërkohë  theksoi se  do të punoj në  përmirësimin e cilësisë së punës arsimore e edukative./Lugina Press/