Home Aktuale UT, me një ceremoni madhështore, promovoi absolventët e vitit akademik 2015/2016

UT, me një ceremoni madhështore, promovoi absolventët e vitit akademik 2015/2016

272
0
SHARE

Me një ceremoni solemne, Universiteti i Tetovës, më 04.06.2016,  promovoi absolventët e vitit akademik 2015/2016.

DSCN9274

Në  fjalimin e tij,rektori i Universitetit të  Tetovës Vullnet Ahmeti tha se studentët e këtij universiteti mundë  të  mos jenë  kudo të  parët, por do të  jenë  ndër më  të  mirët përkrahë  kolegëve të  shkolluar në  universitetet botërore.

„Te nderuar student, sot mes nesh ndjehet efekti i punës së  përbashkët,ndjehet gëzimi dhe hareja,kur e dimë se me ne sot festojnë  edhe mijëra familjarë  dhe të  afërmit tuaj,dashamir të  këtij universiteti dhe gjithandej bota shqiptare.Shpresoj që  nëse nuk do të  jeni kudo të  parët dhe të  shkëlqeni me profesionet tuaja,sigurisht që  do të  jeni ndër më  të  mirët“,tha Vullnet Ahmeti,rektor i UT-së .

13307504_10154237722882884_5647458981997982902_n

Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu,shprehu bindjen se tani prindërit e këtyre studentëve kanë  përmbushur kushtet fetare,morale si dhe ato kombëtare për fëmjët e tyre.

„Ne duam laps dhe duam fletore.Po pikërisht këto kërkoi kombi ynë  në  vitet e fundit të  shekullit të kaluar.Këto ishin fjalët me të cilat rektori i parë  i Universitetit të  Tetovë s,prof.dr.Fadil Sulejmani i shëndrroi në  maksimë  të  të  gjithë  asaj për cka kishte nevojë  populli shqiptar në  Maqedoni“, tha Pishtar Lutfiu,ministër i arsimit.

Hedhja në erë  e kapeleve , edhe këtë  vit ishte karakteristika që  simbolizoi fundin e ceremonisë ./Lugina Press/

DSCN9293

DSCN9269

DSCN9235