Home Aktuale Ushtria ruse u jep ultimatum deri në orën 3 të mëngjesit që...

Ushtria ruse u jep ultimatum deri në orën 3 të mëngjesit që të dorëzohen forcat në Krimea

306
0
SHARE

Ushtria ruse u ka dhënë një ultimatum forcave të Ukrainës në Krimea që të dorëzohen deri në orën 3:00 të mëngjesit ose do të përballen me sulm.

Ndërkohë kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk ka thënë se çdo përpjekje për të marrë Krimenë, do të dështojë.

Tymoshenko “përgjërohet”: Bota ta mbrojë me çdo kusht Krimenë

Nëse dështon diplomacia për të tërhequr trupat ruse nga Krimea, atëherë bota duhet të përdorë “forcën” e saj, ka thënë ish kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko.

Në një intervistë ekskluzive dhënë Christiane Amanpour, kjo e fundit e ka pyetur Tymoshenkon nëse ajo po nënkuptonte se po i bënte thirrje botës për të përdorur forcën.

Ajo nuk është përgjigjur drejtpërdrejt në këtë, por ka thënë se “ajo nuk mund ta zgjidhë këtë problem” por po i bën thirrje botës që ta ndihmojë Ukrainën.

“Po i bëj thirrje botës, personalisht i bëj thirrje çdo lideri, të përdorin të gjitha mundësitë që kanë për të ndaluar humbjen e Krimesë”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY