Home Aktuale Ushtarët e Kosovës (Video)

Ushtarët e Kosovës (Video)

118
0
SHARE

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke e pritur nën ethe vendimin politik për të ardhmen e tyre. Ata shpresojnë që deputetët kosovarë të votojnë të hënën pro transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.v

Ushtarakët e rinj të Kosovës tashmë i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga NATO, për t’u bërë një ushtri e barabartë me ato të vendeve tjera.

Çdo mëngjes në kazermat ku janë të vendosur, ushtarët kosovarë bëjnë ritet e ushtrisë, trajnimet si dhe kryejnë operacione testuese, për të qenë të gatshëm për çfarëdo situate.

Shefi i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Jeton Dreshaj, ka thënë për Top Channel se FSK është e gatshme me të gjitha kapacitetet që të kryejë edhe zyrtarisht detyrën e ushtrisë.

“Pritshmëritë tona, puna jonë profesionale që 15 vjet, shpresojmë të kurorëzohen të hënën me transformimin apo me amendamentimin e Kushtetutës për kthimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, thotë Dreshaj.

Ambientet ku ushtarët qëndrojnë janë ndërtuar nga kontingjenti i Ushtrisë spanjolle që ishte në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Sipas nënkolonelit Dreshaj, trupat e FSK-së janë përgatitur për ushtri edhe falë bashkëpunimeve me ushtritë e vendeve tjera.

Nëse deputetë votojnë pro këtij transformimi, Kosovës i hapet rruga për avancim drejt integrimit në NATO, si dhe në misione paqeruajtëse. FAK do të ketë tetëmijë ushtarë, prej tyre, pesëmijë aktivë, tremijë rezervë. Operacionalizimi i plotë i FAK-ut, sipas planit, përmbyllet më 2024. /Top Channel/