Home Aktuale Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifi për vitin 2017

Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifi për vitin 2017

14
0
SHARE

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare,
Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës.

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i Vitit të Ri 2017. Vitin që po lëmë pas ishte vit i shpresave për shqiptarët, por që në fakt rezultoi se nuk ishte vit i ngjarjeve pozitive për qytetarët tanë.

Si do që të jetë, në vitin 2017 urojmë që shqiptarët të kenë progres në të gjitha fushat kudo që janë, e në veçanti shqiptarët në Luginë të Preshevës. Sot, më shumë se kurrë obligim i çdo shqiptari është ta dojë shqiptarin dhe të shpërndajë dashuri, tolerancë dhe harmoni ndërnjerëzore.

Gjithashtu, uroj që viti 2017 të jetë vit i zhvillimit ekonomik, punësimit të të rinjëve, si në organet lokale ashtu edhe ato shtetërore, vit i bashkimit të idealeve për një të ardhme më të ndritur.

Urime dhe suksese në viitn 2017!