Home Aktuale Urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

Urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

109
0
SHARE

Qytetarë të nderuar, Me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës e them se po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme. Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2016 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh! Gëzuar e me fat Viti i Ri 2016!