Home Aktuale Urimi i kryetarit të KBI-së të BIPBM-së në Bujanoc për festën e...

Urimi i kryetarit të KBI-së të BIPBM-së në Bujanoc për festën e Kurban Bajramit

906
0
SHARE

Falenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të kësaj gjithësie, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për Muhamedin a.s., familjen dhe shokët e tij si dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditëne gjykimit.
Të nderuar vëllezër e motra!
Nesër është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Këshilit të Bashkësisë Islame në Bujanoc(BIPBM), dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit.
Të dashur besimtarë!
Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit.
Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame.
Të dashur besimtarë!
Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë:
“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.)
Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe mbarë besimtarëve të trojeve tona etnike, mërgatës shqiptare si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës.
Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi ju

KBI-Bujanoc 
Bejtulla Bejtullahu-Kryetar
Shërbimi Informativ i BIPBM-së, Bujanoc
31.08.2017