Home Aktuale Urimi i kreut të BIPBM-së, H. Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e...

Urimi i kreut të BIPBM-së, H. Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e vitit të ri Hixhri 1437

580
0
SHARE

Sot festojmë vitin e ri mysliman të Hixhretit 1437, gjegjësisht kujtojmë hixhretin e Resulullahit a.s nga Meka në Medine në vitin 622.

Të nderuar besimtarë! Libri ynë i shenjtë është përplot me ngjarje e ndodhi, që nga njeriu i parë Ademi a.s. dhe deri te ngjarjet që kanë ndodhur në kohën e Shpalljes, në kohën e Resulullahit s.a.v.s. Vetë Allahu xh. Sh. Na i përkujton ngjarjet e mëdha për mbarë njerëzimin. Pra, edhe ne, myslimanët, obligohemi që përjetë t’i përkujtojmë këto ndodhi. Pa dyshim, një nga ndodhitë më të rëndësishme është hixhreti i Muhamedit a.s., është momenti kur do të fillojnë të hidhen bazat e fesë islame, të ngriten shtyllat kryesore të besimit të kësaj feje madhështore.

Secili individ dhe secila shoqëri ka edhe hixhretin e vet. Hixhret bëjnë edhe ata të cilët për hirë të së mirës së përgjithshme, heqin dorë nga e keqja, e luftojnë të keqen dhe ikin prej saj duke u dhënë pas së mirës, pas veprave të mira, duke iu ofruar Allahu Fuqiplotë. Kështu na mëson edhe vetë Muhamed Mustafaja  s. a.v.s. duke thënë : “Muhaxhir është ai i cili largohet nga ato gjëra që i ndaloi  Zotit”.

Dhashtë Zoti që përjetë qofshim në Rrugën e Tij, në hixhret drejt të mirave, drejt Kënaqësisë së Krijuesit tonë.

Lusim Allahun xh.sh që ky viti i ri – Hixhri 1437 të jetë viti i tolerances, meshires, paqes dhe  dashurisë për mbarë njerëzimin.