Home Aktuale Urimet vëllazërore nga Edi Rama dhe Lulzim Basha

Urimet vëllazërore nga Edi Rama dhe Lulzim Basha

850
0
SHARE

Pranimin e Kosovës në UEFA e ka përshëndetur ngrohtësisht dhe në mënyrë të veçantë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka bërë urime vëllazërore.

“Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuar për këtë rritje kaq të rëndësishme. #ForcaKosovë”, ka shkruar Rama.

Një urim për pranimin e Kosovës e ka dhënë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Lajmi i mirë dhe i gëzueshëm për çdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosovës anëtarësohet në UEFA! Urime Kosovë!”, shkruan Basha në Facebook.