Home Aktuale UP-së i shtohet edhe një doktor i shkencave në fushën e gjuhësisë

UP-së i shtohet edhe një doktor i shkencave në fushën e gjuhësisë

686
0
SHARE

Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”,tanimë i shtohet edhe një doktoresh shkencash, pasiqë  MA.Zekije Xhafçe asistente në katedrën e Orientalistikës pranë Fakultetit Filologjik ka mbrojtur me sukses desirtacionin e doktoratës.

Zekije Xhafçe disertacionin e doktoratës e mborojti në Universitetin e Prishtinës-Fakultetin e Filologjisë në progarmin e gjuhësisë me temën “Zhvendosja e turqizmave në regjistra të gjuhës shqipe”

Me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës Zekije Xhafçe fitoi gradën shkencore: Doktor i shkencave filologjike në lëminë e Gjuhësisë.

I gjithë ky rrugëtim u vlerësua mjaftë lartë nga ana e pedagogëve të komisionit përkatës.

Zekije Xhafçe në vtitin 2005 diplomoi në Fakultetin e Filologjisë pranë degës së Orientalistikës duke marrë titullin” Baçellor i Studimeve Orientale”.

Më 4 maj të vitit 2010 poashtu pranë fakultetit të filologjisë diplomoi në: Master i gjuhës dhe letërsisë turke me titullin “Analiza Gjuhësore e veprës “Usul-I Tenkit ve Tertib” të Sami Frashërit”.

Nga viti 2007 është asisitente në Universitetin e  Prishtinës- Fakulteti i Filologjisë – Dega e Orientalistikës.

Zekije Xhafçe gjatë kësaj kohe ka shkruar dhe ka publikuar punime shkencore nëpër revista të ndryshme.

Në vazhdim ju sjellim disa punime të saj :

 

  1. Në vitin 2008 u botua punimi Fjalori i Orientalizmave në gjuhën shqipe të Tahir Dizdari, në numrin e 149-të të revistës e intelektualëve dhe shkrimtarëve të Ballkanit “Bay”në Prizren;
  2. Në vitin 2009 botoi punimin me titullin “Analiza e romanit “Viran Daglar” të Nexhati Xhumali në numrin e 2. të revistës të kulturës, artit dh eletërsisë “Edebiyat Bahçesi” në Stamboll;
  3. nëvitin 2011 botoi punimin me titullin “Analiza gjuhësore e veprës “Taaşuk-i Ta’lat ve Fitnat” të Sami Frashërit” në numrin e 13 të revistës Univers në Tiranë
  1. Në vitin 2017 u botua punimi “Mbi përkthimin e “Kutadgu Bilig” të Sami Frashër-it” në revistën Dede Korkut në Stamboll
  2. në vitin 2019 botoi punimin me titullin “Analiza krahasimtare e sistemeve rasore të gjuhës shqipe dhe gjuhës turke” në revistën Turkish Studies në Turqi.
  3. Brenda këtij viti u botua edhe punimi “Turqizmat në gjuhën e folur turke: Rasti i korpusit HGK” në revistën Folklor/Edebiyat të botuar nga ana e Universitetit Ndërkombëtar të Qipro-së.
  4. Ka qenë pjesëmarrëse e Seminarit 34. dhe 38. Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare e organizuar nga ana e Universitetit të Prishtinës.

Kamarrë pjesë në Kongresin e Madh XIII-të të Gjuhës Turke të organizuar nga ana e Universitetit Bilkent të Ankarasë dhe Universitetit të Varshavës në Poloni.

Ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Trashëgimia orientale – Islame në Ballkan” ku për herë të parë trajtoi punimin e pa botuar të Sami Frashër-it me titullin “Ittihad-i Islam” (Bashkësia Islame).

Për arritjen e gjithë këtyre sukeseve   i është mirënjohëse familijes së saj për përkrajen dhe mbështetjen  që ia bënë. /Lugina Press/