Home OPIONIONE Universiteti publik i Gjilanit të përmbush nevojat edhe të Preshevës...

Universiteti publik i Gjilanit të përmbush nevojat edhe të Preshevës , Bujanocit dhe Kumanovës

67
0
SHARE

Shkruan : Refik  HASANI

 

Gjilani përveç që është  qendër  e Anamoravës , posedon  edhe një specifik duke u kufizuar me dy shtete në këtë rast me Maqedonin dhe Serbinë , pra është një trekëndësh që lidhë Kumanovën-Preshevën e Bujanocin , por edhe si  Rajon  kufizohet edhe me Medvegjë  .

Pozita e Gjilanit në këtë rast , Universiteti publik të përmbush nevojat jo vetëm të Gjilanit e Rajonit  por  edhe  ka një rol që studentët të regjistrohen këtu dhe të kenë  një kuotë më të shtuar se vitet e kaluara pasi është më i afërt me këto Komuna  . Përveçë kuotës nga  Presheva , Bujanoci  dhe Rajoni  i  Kumanovës  , është e mira të mirës që studentët të lirohen fare nga pagesat për provime dhe  semestër  për Fakultet . Duke marrë parasysh diskriminimin që ju bëhet , ndihet  dhe mungesa e një universiteti publik edhe është mirë të trajtohen duke u akomoduar edhe në konvikte pa pagesë   . Kuota që do të duhej të rritet për këto studentë dhe akomodimi i tyre jo vetëm për studime themelore , por këto lehtësira apo trajtime duhet të jen edhe në studimet post diplomike në Master dhe specializime tjera .  Dihet mirëfilli që për shumë vite është aplikuar njëanshëm taksa kufitare për shqiptarët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva nga që kan hyr në Kosovë – këto të hyra t’ju kthehen në njëfarë mënyre duke ju ndihmuar në kuadro nga ajo pjesë . Universitetit i bjen hise më së shumti të investoj  jo vetëm në Anamoravë por  edhe  për studentë nga  Medvegja , Bujanoci ,  Presheva  dhe pjesa e Kumanovës . Është interes strategjik e kombëtar  për shkollimin  dhe  arsimimin e kuadrove të tri Rajoneve apo Krahinave tona shqiptare . Gjilani tani edhe qytet Universitar të instalon një frymë integruese pasi është një trekëndësh kufitarë nga tri shtete të tanishme dhe jan me një domethënje të madhe , kulturoro – historike dhe ekonomike . Studentëve  nga këto Komuna duke ju mundësuar që sa më shumë të studijojn në Gjilan përveçë që do të ngriten në aspektin profesional dhe jan më afër familjes së tyre dhe shpenzimet do ti ken më të pakta dhe po aqë me rëndësi do të punësohen në admnistratë pasi ende kemi mungesë në gjykata, shëndetësi , gjeodezi e kadastër   . Universiteti i Gjilanit , duhet  të jetë plotësim dhe përmbushje për këto tri rajone  ku do shtohej  komunikimi  në mes të tri hapsirave tona etnike ,në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare , por  edhe do të afrohen duke komunikuar dhe duke integruar këto tri skaje të trungut ton .