Home SPORT United fiton £600 milionë funte me kompaninë Adidas

United fiton £600 milionë funte me kompaninë Adidas

199
0
SHARE

Kompanitë më të mëdha botërore, ADIDAS dhe NIKE janë duke garuar për të nënshkruar kontratë me gjigantët anglez, Manchester United.

Kompania e veshmbathjeve ADIDAS është në pole pozicion për të nënshkruar kontratë me Djajtë e Kuq për fanelat e tyre. Vlera e nënshkrimit të kësaj kontrate thuhet të jetë rreth £600 milionë funte, me 10 vite kontratë. Bordi i Manchester United janë të sigurtë që vlera e kësaj kontrate ka mundësi që të arrijë deri në £1 bilion funte, dhe nuk po nxitohen fare, pasiqë janë të sigurtë që çmimi do të rritet. Kontrata më me vlerë në botë është e klubit Blaugranas me kompaninë WARRIOR, ndërsa me këtë kontratë Barcelona fiton £27 milionë funte në vit.