Home LAJME Ulqini me parti të re: Partia qendrore shqiptare për integrime (LQSHI)

Ulqini me parti të re: Partia qendrore shqiptare për integrime (LQSHI)

644
0
SHARE

Në Ulqin pas zërave që qarkullojnë tashmë një kohë nëpër media se po formohet një parti, ku qyshë  mbrëmë u bë edhe zyrtarizmi e kësaj organizate partiake ( Partia  qendrore shqiptare për integrime ).

Skena politike shqiptare në Mal të Zi do të pasurohet edhe me një subjekt të ri politik, i cili premton se do të luftojë për shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Lëvizja qendrore shqiptare për integrime,  synon të ofrojë një marrëveshje të re politike për një shtet shumë-nacional që do ti trajtojë njësoj të gjitha komunitetet në vend.

Mbrëmë në restorantin “Primavera” në Ulqin  është mbajtur Kongresi themelues i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime (LQSHI).

Kryetari i kësaj partie të re politike do të jetë mjeku në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin Isat Jakupi, ndërsa zëvendësit e tij Selim Tula dhe Hajro Lika.

h

Delegatët zgjodhën edhe Këshillin qendror të LQSHI të përbërë prej 12 anëtarësh, si dhe miratuan statutin e kësaj partie nacionale.

Delegatët zgjodhën këshillin qëndror dhe forumin rinor në krye të së cilit do të jetë Osman Mustafiq.

Sipas tyre, ata do të formohen që t’i shërbejnë pikërisht popullit, e jo që t’i shërbejnë DPS-it e kauzës malazeze, përfundojnë nismëtarët e subjektit të ri.
“Dhe, për këtë shumë shpejt do të binden të gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë”, përfundojnë ata.

Sipas kryetarit të kësaj partie ai shprehet se, “(LQSHI)” do të angazhohet për një sistem të ri politik, i cili do të jetë funksional dhe do të reflektojë realitetin shoqëror të Malit të Zi dhe Ulqinin në pergjithësi.

Jakupi thekson se për realizimin e këtij projekti do të ketë një bashkëpunim të mirë edhe me përfaqësuesit e politikës zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë dhe më gjërë.
Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve politike në vend thotë se, Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime në Ulqin e ka shansin që me një koncept autentik, me program të qartë politik, ekonomik e social, të korrë sukses në skenën politike.

Ai së shpejti paralajmëroi formimin e degës edhe në Malësi./Lugina Press/