Home INTERVISTA Ulqinaku në Kinematografinë Britaneze

Ulqinaku në Kinematografinë Britaneze

790
0
SHARE

Genc Saliu është me prejardhje nga Ulqini 33 vjeçar, jeton dhe vepron në shtetin e Britanisë së Madhe pikërisht në Londër. Ka studiuar drejtimin e Letërsisë Botërore Kinematografike dhe drejtimin e Menaxhmentit. Më herët ishte skenarist i disa filmave të metrazhit të shkurtër që transmetoheshin në televizione Britaneze, por për momentin është zëdhënës për Media Ballkanike, dhe këshilltarë në zyrën për çështje sekrete pranë Companisë Filmike“ International Film Europe London-Swiss“ me selinë e dytë kryesore London. Po ashtu përgjegjës pranë Departamentit të gjuhës Shqipe mbrenda Companisë .

11868682_859107510851346_42207622_n

Lugina Press: Çka ju shtyri të studioni aktrimin drejtimin e Letërsisë Botërore Kinematografike dhe drejtimin e Menaxhmentit ?

Genc Saliu: Aktrimin e kam dashur prej fëmijërisë , por duke parë aftësitë e mia për të shkruar dhe interesimin për leterisnë Botërore, vazhdova studimet në këtë drejtim, kisha vet tekrijoja diçka, nga idet e mia, por të njejtën dëshirë e kisha edhe për menaxhment, ku vendosa paralelisht ti kryej dystudime, edhe pse ishte vështirë shumë, por në fund ia arrita qëllimin që e kisha. Dhe ja sot ku jam.
Lugina Press: A është vështirë të jeshë zëdhënës i një kompanie filmike Europiane ?
Genc Saliu: Nuk mundm të them se është vështirë, por mundem të them se është punë e komplikuar dhe me shumë përgjegjësi, sepse pika e parë ruajmë sekretet e companisë, dhe duhet ta dijmë se çka duhet të publikohet e çka duhet të mbetet mbrenda companisë, po ashtu të keshë punë me shumë media dhe persona që kërkojnë informacione nga ne sigurisht që është punë e komplikuar, por duke falenderuar stafin e departamentit tonë, ia dalim me shumë vullnet edhe kësaj detyre.

11217979_859021577526606_2903432566199190558_n

Lugina Press: Me kend me se shumtibashkëpunoni ?
Genc Saliu: Sa i përket bashkëpunimit, bashkëpunojmë me shumë kompani filmike në gjithë Europen dhe më gjërë. Por bashkëpunimi më i madhë është me Companinë Filmike Universal Picture, Kanada Film, Hollywood, Konkordia Film dhe shumë të tjera, kurse producent dhe regjisor gati me tëgjithë.
Lugina Press: Por raportet e juaja me shqiptar mbrenda Kompanisë si i keni ?
Genc Saliu: Për fat të keq, në compani veprojnë 3600 puntëorë, që ndahen të mbrendshëm dhe të jashtëm, në mesin e këtij numri puntorët e departamenteve jemi 4 persona shqiptar, kurse në udhëheqësinë Ligjëvënje është 1 shqiptarë, ku në përgjithësi jemi 5 shqiptar, dhe në mes veti nuk jemi koleg por thuaj se motëra dhe vëllezër, jemi gjithëher të pandashëm dhe i ndihmojmë shumë njërit jetrit. Ne shqiptarët që jemi në këtë Company Filmike, ia kemi bërë obligim vehtes, që të hulumtojmë talentë të rinjë Shqiptarë të Artit Filmik, dhe ti marrim dhe ti trajnojmë

11895940_859073574188073_927022924591763100_n

Lugina Press: Jeni mik i vjetër dhe kolegë me Regjisorin Valton Jakupi, si i keni raportet ?
Genc Saliu: Regjisorin Europian Valton Jakupin e njohë herët, dhegjithëher e falemderoj Zotin që në këtë jetë arrita ta takoj këtë njeri.Është një njeri me diapazon shumë të gjërë dhe njeri me shumë ide. Njeri qëia ka lakmi e gjithë Europa dherrespektin e njerëzve më të lartë të Europes. Për mua është njeri i SHENJT një Ambasador i Kulturës dhe Kinematografisë që do tëmbetet në Historinë e Europës. Unëndoshta e teproj me një thënje për Regjisorin Valton Jakupi, kur i them kolegëve, se Zoti është lartë në qiell, dheValtoni poshtë në tokë, por edhe koleget janë dakord me këtë thënje. Ai e donë shumë të bukurën në skenë, dhe gjithëherë vrapon dhe hulumton talent të rinjë, që në të ardhmen ata të jenë zëvendësuesit tanë.
Lugina Press: Mendoni të bashkëpunoni edhe më tutje me Regjisorin ValtonJakupin?
Genc Saliu: Jam edhe do të jem puntor i tijë, por jam i bindur shumë së gjerë në pikën e fundit të jetës sime do të jem pranë tijdhe pas tij. Sepse prej tij kam mësuar shumë, tepër shumëdhe do të mësoj tërë jetën prej tij dhe do të jem me Regjisorin Europian Valton Jakupi, sepse ia vlenë të jesh ,mik i tij. Do të bashkëpunojë dhe do të ndihem krenar siç ndihem tash që jam në ekipin e tij.

11857657_859107517518012_1539085735_n

Lugina Press: Çfar mendimi keni për Luginën e Preshevës dhe për njerëzit e saj?
Genc Saliu: Fatkeqësisht përLuginën më parë kurr nuk kam ndëgjuar. Por prej regjisorit Valton Jakupi kamë ndëgjuar shumë. Dhe kur e shohe dhe mendoj se një vend si Lugina ka lindur një Legjend, atëher them me vehti, po sa njerztë till i ka Lugina. Unë mendoj për Luginën se është një vend me shumë talent dhe me Intelegjencë të madhe, ku edhe unë kisha pasur dëshirë të lindeja nëkete vend.
Lugina Press: Keni ndonjë projekt filmic të ri që do ta realizoni ?
Genc Saliu: Po kemi disa plane për projekte në shumë gjuhë të huaja, por e kemi në plan edhenjë film në gjuhën shqipe ta realizojmë pikërisht në Luginën e Preshevës, por jemi duke diskutuar përskenarin dhe mënyrën e gjirimeve.
Lugina Press: Keni ndonië porosi për rinin e Luginës në përgjithësi?
Genc Saliu: Rininë e Luginës e kasha porositur që të shkollohen sepse jeta është para tyre.Sa më pak politikë aq ma shumë do të kesh vlerë në jetë. Po ashtu ta ngrisin nivelin e Kinematografisë shumë lartë, se me Kinematografi do tejenë të njohur në gjithë Globin.Tek ne i keni dyert e hapura gjithëher, dhe jemi të gatëshëm të ju trajnojmë në lëmin e Artit Filmik, dhe që nesër të jeni Artist me renome Europiane.