Home LAJME Ukrainë, Turchynov presidenti i ri i vendit

Ukrainë, Turchynov presidenti i ri i vendit

791
0
SHARE

 Parlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov.

Vendimi i së dielës erdhi pas votimit në parlament për shkarkimin e plotë nga posti dhe detyrat të presidentit Viktor Yanukovych, pas tre muajsh protestash masive kundër tij në Kiev.

Deputetët po ashtu ka votuar për shkarkimin e ministrit të punëve të jashtme Leonid Kozhara, që është aleat i Yanukovych.

Turchinov i tha ligjvënësve që deri të martën të nxjerrin një pajtimin për formimin e një qeverie të unitetit.

Parlamenti ukrainas po ashtu votoi që t’i merret rezidenca presidenciale Yanukovych-it e t’i dorëzohet shtetit.

Në ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka shkuar Yanukovych pas largimit të tij të shtunën nga kryeqyteti Kiev.

Arsen Avakov, i cili u zgjodh nga parlamenti të shtunën si ministër i punëve të brendshme, konfirmoi se kufitarët kishin parandaluar Yanukovych që të largohet nga shteti përmes aeroportit në qytetin lindor Donetsk.

LEAVE A REPLY