Home Aktuale Ukraina në prag të luftës? (Video)

Ukraina në prag të luftës? (Video)

91
0
SHARE

Situata në Ukrainë nuk po qetësohet. Në fakt, është e qartë se konflikti Ukrainë-Rusi do të shndërrohet në luftë në Lindje të vendit. Mbrëmë Ukraina ka paralajmëruar aksione të mëdha antiterroriste kundër separatistëve prorusë, ku do të përfshihet edhe Ushtria.

Ultimatumi i qeverisë për separatistët prorusë në Lindje të vendit ka skaduar sot në mëngjes, por flamuri rus vazhdon të valojë në ndërtesat në Slavynask. Ndërsa, nuk ka asnjë shenj se ata do të lëshojnë pe, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, njoftoi se në kundërsulm kundër separatistëve një person u vra dhe pesë janë lënduar në mesin e mbështetësve të Kievit zyrtar. Sipas tij, ka shumë viktima në anën e separatistëve. Agjencitë e huaja flasin për gjashtë të vrarë në të dy anët.

Presidenti kalimtar Olexandr Turchinov të dielën u dha afat kryengritësve që deri në ora 8:00 sot të dorëzojnë armët dhe të tërhiqen, me çka do të amnistohen.

Rusia ka akuzuar Kievin se po “bën luftën kundër popullit të vet” duke kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Telegraf