Home Aktuale Uji “Prolom” të mos reklamohet si shërues, duhen dëshmi për këtë

Uji “Prolom” të mos reklamohet si shërues, duhen dëshmi për këtë

150
0
SHARE

Inspeksioni i Nishit ka kërkuar që prodhuesi i ujit “Prolom”, që në disa reklama është prezantuar me efekte shëruese, të ofrojë dëshmi mjekësore. Për këtë arsye prodhuesit të këtij uji, që konsumohet edhe në Kosovë, i janë pezulluar reklamat në media.

Inspeksioni sanitar i Nishit ia ka ndaluar prodhuesit të ujit “Planinka” nga Kurshumlia që të mos e reklamojë ujin e njohur si “Prolom” sikur që ka bërë deri më tani, pasi prodhuesi nuk mund t’i dëshmojë efektet shëruese me dëshmi mjekësore.

Prodhuesi ka një muaj afat që ta ndryshojë sloganin reklamues, pasi nuk ka dorëzuar asnjë dokument që e konfirmon përmbajtjen e reklamës (përveç veshkëve dhe traktit urinar).

Organizata kombëtare serbe e konsumtarëve e cila e ka iniciuar këtë rast duke e njoftuar inspeksionin ka bërë me dije se gjatë muajve të fundit, ky ujë në media është prezantuar si shërues, me anë të reklamave të ndryshme, ku për shembull është thënë se ndihmon në shërimin e sëmundjeve të veshkëve dhe kanaleve të urinimit, sëmundjeve të lëkurës dhe enëve të gjakut si dhe për metabolizmin.

” U prezantuan edhe reklama ku thuhej se mikroelemente të këtij prodhimi ndihmojnë në prodhimin e kolagjenëve, bëjnë më të re lëkurën dhe ndihmojnë kundër puçrrave. Pasi që kemi konsideruar se në këtë rast po shkelet ligji për reklamimin dhe për sigurinë e ushqimit, e kemi lajmëruar inspeksionin dhe kemi marrë vendimin me të cilën konfirmohen dyshimet tona” ka thënë Papovic.

” Inspeksioni sanitar, në bazë të kërkesave tona e ka verifikuar këtë rast dhe ka konfirmuar se prodhuesi nuk dëshmi për pohimet e veta (përveç sëmundjes së veshkave dhe traktit urinar), kështu që ka urdhëruar që të gjitha reklamat me përmbajtje kontestuese të tërhiqen nga mediat brenda një afati prej 30 ditësh” ka thënë Papovic nga Organizata kombëtare serbe e konsumtarëve

Sido që të jetë prodhuesi i ujit ka thënë se që nga viti 1964 është verifikuar se ky ujë ka efekte shëruese dhe se prej atëherë Banja Prolom funksionon si spital për shërimin e pacientëve që kanë probleme me veshkë, sëmundje të lëkurës, reumës dhe enëve periferike të gjakut.