Home Aktuale UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili

UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili

210
0
SHARE

Unioni i Gazetareve të Luginës së Preshevës ka reaguar ndaj kërcënimit në familjen e gazetarit të njohur në komunën e Bujanocit, Jeton Ismaili.

Më posht reagimi i UGLP:

Unioni i Gazetareve të Luginës së Preshevës pas publikimit të lajmit mbi kërcënimet në familjen e gazetarit të njohur në komunën e Bujanocit, Jeton Ismaili, shpreh reagimin e vet dhe dënon ashpër gjuhën e komunikimit dhe agresivitetin verbal duke kërcënuar me jetë familjen Ismaili.

Historia e kërcënimit lidhjet me raportimin e gazetarit për pandeminë me COVID, në fshatin Terrnoc e që nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me kërcënuesit.

Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës, fton organeve komunale dhe organet gjygjësore të hetuesisë të merren seriozisht me rastin në fjalë deri në realizimin në mbrojte të gazetarit, Jeton Ismaili dhe familjes së tij.

UGLP, gjithashtu fton kolegët gazetar të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, që ta ndjekin rastin deri në fund.

UGLP, ka njoftuar gjithashtu shoqatat e tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa, UGLP konfirmon mbështetjen dhe përkrahjen ndaj kolegut e gjithashtu gjithë redaksitë që kanë raportuar me kurajë dhe guxim për një çështje të ndjeshme për komunitetin dhe publikun në përgjithësi mbi situatën e pandemisë në komunën e Bujanocit dhe më gjerë.

#kercenime

#jetonismaili

#terrnoc

#bujanoc