Home LAJME UEFA ta ndëshkojë Interin dhe Romën?

UEFA ta ndëshkojë Interin dhe Romën?

163
0
SHARE

Interi dhe Roma mund të ndëshkohen nga UEFA për shkak se nuk i janë përshtatur rregullave të Fair Payt Financiar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu shkruan sot Gazzetta Dello Sport duke iu referuar burimeve nga selia e Uefa-së, në Nyon të Zvicrës.

Dy klubet rrezikojnë ndëshkime të ndryshme, kjo në varësi të gjendjeve të tyre në buxhet, ndërsa më ashpër pritet të dënohet Interi.

Nerrazzurët rrezikojnë një gjobë nga 6 deri në 7 milionë euro, si dhe reduktimin e grupit në listën Uefa nga 24 në 21 futbollistë.

Më lehtë duket se do ta kalojë Roma, e cila edhe mund t’u shpëtojë në tërësi sanksioneve të Uefa-së.