Home Aktuale UDSH grumbullon nënshkrimet për çertifikimin e listës zgjedhore për pushtet lokal

UDSH grumbullon nënshkrimet për çertifikimin e listës zgjedhore për pushtet lokal

308
0
SHARE

Unioni Demokratik Shqiptar, Dega në Bujanoc, sot, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për certifikimin e Listës zgjedhore, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ky është subjekti i pestë me radhë, që përgatitet të bëjë gara në zgjedhjet lokale të Komunës së Bujanocit, nga 5 listat e tjera, të cilat do ta matin forcën elektorale për të zëna sa më shumë ulëse në parlamentin lokal.

Unioni Demokratik Shqiptar, Dega në Bujanoc, në mandatet e kaluara, ka qenë në koalicion me Partinë Për Veprim Demokratik, duke qeverisur për disa mandate pushtetin lokal, mirëpo në këto zgjedhje ajo vepron e pavarur, ashtu si listat e tjera shqiptare.

Bartës i Listës zgjedhore, është Basri Veseli, ish nënkryetar i Kuvendit Komunal dhe ish pjesëtar i UÇPMB-së, i cili njihet në këtë komunë dhe më gjerë, për aktivitete të shumta në shërbim të qytetarëve.

Gjatë mandateve të kaluara UDSH, ka gëzuar poste me rëndësi në qeverisjen lokale, që nga Kuvendi Komunal, administrata e deri te drejtoratet e ndërmarrjeve publike.

Vlen të ceket se UDSH është parti, që ka shtrirje edhe në Komunën e Preshevës dhe përmendet për pjesëmarrje aktive në shumë veprimtari me interes qytetar dhe kombëtar.